La Liga raport në UEFA për PSG: Është një poshtërim për futbollin!

Futboll

La Liga raport në UEFA për PSG: Është një poshtërim për futbollin!

Më: 22 maj 2022 Në ora: 11:43
La Liga raport në UEFA për PSG: Është një poshtërim për futbollin!

E ardhmja e Kylian Mbappe ka qenë fokusi kryesor i mediave botërore ndërsa së fundmi sulmuesi francez vendosi të rinovojë me PSG. 23-vjeçari nuk i ka rezistuar ofertës së çmendur financiare të presidentin Nasser Al-Khelaifi ndërsa një zgjedhje e tillë ka zemëruar presidentin e La Liga-s, Javier Tebas.

Ky i fundit është shprehur se ajo që bën PSG në lidhje me shpenzimet është një poshtërim për futbollin ndërsa shton se Al-Khelaifi është më i rrezikshëm se Super Liga.

“Ajo çfarë po bën PSG me Mbappe duke harxhuar një shifër të frikshme parash, edhe pse në sezonet e fundit kanë humbur 700 milionë euro ndërsa shpenzojnë më shumë se 600 milionë euro rroga, është një poshtërim për futbollin. Al-Khelaifi, (presidenti i PSG) është më i rrezikshëm se Super Liga”, u shpreh Tebas.

Sakaq, La Liga ka marrë përsipër edhe të raportojë në UEFA klubin e PSG pasi diçka të tillë e konsiderojnë skandal dhe që dëmton rëndë botën e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat