Përveç Bayernit hyn në garë edhe PSG-ja

Futboll

Përveç Bayernit hyn në garë edhe PSG-ja

Më: 22 maj 2022 Në ora: 11:57
Përveç Bayernit hyn në garë edhe PSG-ja

Sadio Mane te Bajerni duket një mision i pamundur!

Të paktën për momentin. Klubi gjerman është interesuar së fundmi për të marrë shërbimet e senegalezit që mund të largohet në fund të sezonit nga Liverpuli.

Ndërkohë që në garë për lojtarin afrikan është futur dhe skuadra e Parisit duke e bërë edhe më të vështirë transferimin e tij në Mynih në merkaton e verës.

Gjermanët pritet të takohen sërish me agjentin e lojtarit, i cili kërkon një pagë të lartë për klientin e tij. Bajerni i Mynihut mund ta përballojë rrogën e Sadio Manesë vetëm nëse ikën Robert Levandovski drejt Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat