Tifozeria kërkon largimin e tij

Futboll

Tifozeria kërkon largimin e tij

Më: 22 maj 2022 Në ora: 12:05
Tifozeria kërkon largimin e tij

Massimiliano Allegri e sheh gotën gjysmë plot, edhe pse Juventusi i tij e mbylli kampionatin me vetem humbje dhe në vendin e katërt, qe ishte siguruar prej kohesh. Tifozeria ka nisur te acarohet dhe kerkon largimin e tij, edhe me merkato…

Për Sky Sport, pas duelit ndaj Fiorentinës ai tha: “Luajtëm mirë në pjesën e parë, por bëmë shumë gabime në 30 metrat e fundit. Kishim shumë situata që mund t’i shfrytëzonim më mirë. Kishim bërë vetëm një ditë e gjysmë stërvitje, disa nuk ishin stërvitur fare.

Mendoj se e mbyllëm me dinjitet dhe tani duhet të kthejmë faqen dhe të mendojmë shpejt për vitin e ardhshëm. Tani do shohim, do flasim me klubin për të rregulluar ekipin, pasi duhet sistemuar skuadra. Kemi shumë lojtarë, por disa do të duhet të largohen.

Giorgio u ndal, Dybala dhe Bernardeschi janë në fund kontrate. Duhet të bëjmë merkato me qetësi dhe qartësi. Di Maria? Çdo ditë dalin shumë emra. Nga e hëna do të mendojmë se si do ta rregullojmë ekipin. Baza e ekipit është e mirë”, shtoi Allegri.

“Kemi bërë një garë dhe shkuam në ndeshjen me Interin duke luajtur një sfidë të rëndësishme. Nuk mjaftuan 83 pikë, do të shohim nëse Milani do të arrijë në 86 pikë, por duhet thënë se humbëm ndaj Interit dhe luajtëm me 12 lojtarë për tre muaj. Këto 70 pikë janë false, nuk thonë të vërtetën për ekipin”, përfundoi Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat