Strakosha me klub të ri

Futboll

Strakosha me klub të ri

Më: 22 maj 2022 Në ora: 12:12
Strakosha me klub të ri

Thomas Strakosha raportohet se ende nuk ka arritur marrëveshje me Fulhamin.

Sipas Fabrizo Romanos, portieri shqiptar nuk ka nënshkruar ende asgjë me klubin anglez.

Megjithatë, gazetari italian konfirmoi se ka interesim nga Fulhami, klub i cili nga sezoni i ardhshëm do të jetë sërish pjesë e Premierligës.

Strakosha dhe agjenti i tij i ri, Pini Zahavi, thuhet se do të vendosin së shpejti për të ardhmen e portierit shqiptar.

27-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë nga Lazio. Për të interesim kanë shprehur edhe disa klube tjera.

Reprezentuesi i Shqipërisë do t’i thotë lamtumirë lacialëve pas 207 paraqitjeve me ekipin e parë, me të cilin fitoi dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat