Mbappe: Pse zgjodha PSG-në para Realit

Futboll

Mbappe: Pse zgjodha PSG-në para Realit

Më: 22 maj 2022 Në ora: 12:35
Mbappe: Pse zgjodha PSG-në para Realit

Kylian Mbappe zgjodhi PSG-në në vend të Real Madrid. Ylli francez pranoi ofertën e kampionëve të Francës, duke firmosur rinovimin e kontratës deri në vitin 2025.

“Jam shumë i lumtur që do të qëndroj këtu. Jam i bindur që mund të vazhdoj të rritem brenda një klubi që i jep vetes të gjitha mjetet për të performuar në nivelet më të larta.

Jam gjithashtu shumë i lumtur që mund të vazhdoj të përmirësohem e zhvillohem në Francë, vendi ku linda dhe u rrita. Dua të falënderoj presidentin Al-Khelaïfi për besimin, mirëkuptimin dhe durimin. 

Gjithashtu kam një mendim për të gjithë tifozët e PSG-së, në Francë dhe në mbarë botën, për shfaqjet e tyre të panumërta të dashurisë, veçanërisht muajt e fundit. Së bashku, të bashkuar dhe ambiciozë, do të bëjmë gjëra magjike”.

Nuk mungoi edhe komenti i presidentit Nasser Al-Khelaifi, jashtëzakonisht i lumtur për faktin që fitoi duelin me Real Madrid dhe bindi sulmuesin të mos largohej nga “Parc des Princes”. “Rinovimi me Kylian shënon një moment të jashtëzakonshëm në historinë e klubit tonë dhe është një lajm i madh për të gjithë tifozët tanë në mbarë botën.

Që prej momentit kur u bë pjesë e familjes tonë, pavarësisht moshës së re, Kylian ka bërë mrekulli në të gjitha nivelet. 

Duke zgjatur kontratën e tij me PSG, ai bëhet qendror në projektin e klubit për vitet në vijim, brenda dhe jashtë fushës. Jam shumë krenar dhe shumë i lumtur, për Kylian, për tifozët tanë dhe klubin tonë, ne do të hapim faqet më të bukura të historisë sonë”, theksoi kreu i klubit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat