FC Ferizaj do të mbajë kuvendin e jashtëzakonshëm, ja çfarë pritet

Futboll

FC Ferizaj do të mbajë kuvendin e jashtëzakonshëm, ja çfarë pritet

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2022 Në ora: 12:53
Lulzim Abazi

Klubi i futbollit Ferizaj është rikthyer në BKT Superligën e Kosovës. klub që gati falimentoi në pranverën e vitit të kaluar por me ardhjen president të Lulzim Abazit, me stafin e tij, shpëtuan këtë kolektiv nga shkapërderdhja. 

Prej një klubi të paorganizuar tani është shndërruar në një kolektiv të organizuar dhe shembulli më i mirë në Kosovë.

Burimet tona brenda për brenda klubit, njoftojnë se nesër (18.00) do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm në lokalet e klubit.

“Në kuvendin e jashtëzakonshëm do të diskutohet për buxhetin dhe shpresojmë se do të miratohet për edicionin e ri 2022-2023”, tha një burim për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Nga ana tjetër, merret vesh se kryetrajneri Arbnor Morina, veç ka bërë planin dhe listën se me cilët futbollistë pritet të përforcohet e cilët do t’i kthejë nga klubet tjera në radhët e ferizajasve. 

Ferizaj është kampion i Ligës së Parë të Kosovës, grupi B dhe me diferencën të madhe nga vendi i dytë, gjithsej 16 pikë. Ferizaj arriti 62 pikë duke lënë pas Vushtrrinë me 46 sosh.

Abazi ka bërë një punë të madhe duke e ngritur klubin në një nivel tjetër dhe që e lakmojnë edhe klubet e qyteteve tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat