Sulmuesi nigerian vlerësohet me çmimin e veçantë në Serie A

Futboll

Sulmuesi nigerian vlerësohet me çmimin e veçantë në Serie A

Më: 22 maj 2022 Në ora: 12:56
Sulmuesi nigerian vlerësohet me çmimin e veçantë në Serie A

Sulmuesi nigerian vlerësohet me çmimin e veçantë në Serie A!

Viktor Ozimhen është vlerësuar me një çmim special për këtë sezon në Serinë A italiane.

Përpara nisjes së sfidës ku Napoli po zhvillon ndaj Specias në stadiumin “Alberto Picco” të La Specias, sulmuesi 23-vjeçar nigerian është vlerësuar nga Liga e Serisë A me çmimin si lojtari më i mirë U-23, çmim që u dha nga vetë trajneri i napoletanëve, Luçiano Spaleti.

Viktor Ozimhen është aktivizuar në total me Napolin deri tani në Serinë A në 26 ndeshje nga ku ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar dhe 2 asiste për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat