Mesfushori i Frankfurtit në “radarët” e Bayernit dhe të Dortmundit

Futboll

Mesfushori i Frankfurtit në “radarët” e Bayernit dhe të Dortmundit

Më: 22 maj 2022 Në ora: 12:57
Mesfushori i Frankfurtit në “radarët” e Bayernit dhe të Dortmundit

Filip Kostiç u shpall lojtari më i mirë i Europa Ligës.

Kroati që luan për Frankfurtin me të cilin fitoi dhe trofeun e dytë më të rëndësishëm për klube, tani është në vëmendjen e shumë klubeve Europiane përfshi dhe atyre të Bajernit dhe Dortmundit.

Mesfushori me tipare sulmuese mund të largohet nga “Shqiponjat” për të nisur një aventurë të re.

Ndërkohë që interes për të ka shfaqur edhe skuadra e Interit në Itali.

Gjermanët nuk do t’i thoshin jo një oferte të mirë për yllin e tyre, i cili ka bërë një nga sezonet më të mira në Bundesligë që nga viti 2019 kur erdhi nga Hamburgu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat