Kjo atmosferë në Prishtinë dridhte një ish Jugosllavi! Formacioni në krye me Fadil Vokrrin

Futboll

Kjo atmosferë në Prishtinë dridhte një ish Jugosllavi! Formacioni në krye me Fadil Vokrrin

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2022 Në ora: 13:56
Arbnor Morina me të kaltra dhe Gjelmash me ngjyrat bardhezi

Prishtina nuk është Prishtina e viteve të 80-ta, kur në ato vite gjunjëzonte klubet e mëdha, si Dinamon e Zagrebit, Hajdukun e Splitit, klubet famëkeqe Cërvena Zvezdën dhe Partizanin e Beogradit, Sarajevën, Zhelezniçarin e Sarajevës, Velezhin e Mostarit etj. 

Mbi 40 mijë shikues në ndeshjen mes Prishtinës dhe Partizanit pikërisht me 13 prill të vitit 1986, në ndeshjen e javës së 24-të.

Pas kësaj ndeshje Prishtina renditej në vend të pestë me 26 pikë e Partizani kryesonte me 33 sosh.

Prishtina e gjunjëzoi me rezultat 1:0 Partizanin e Beogradit.

Në minutën e 81-të, Fadil Muriqi nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, goditi me aq mjeshtri duke e lënë të hutuar portierin Fahrudin Omeroviq, derisa topi futej në këndin e poshtëm të djathtë. Shpërthen stadiumi si vullkan, festë e madhe në Prishtinë,  ndeshje më shumë se futboll dhe në taborin tjetër nervozizëm, një Partizan që kryesonte renditjen e tabelës.

Ky ishte formacioni i Prishtinës që gjunjëzoi Partizanin: Neshet Zhaveli, Xhevdet Muriqi, Arbnor Morina, Favzi Rama, Skënder Shengyli, Rifat Mehinoviq, Kujtim Shala (Suad Koliqi 89’), Sahit Kelmendi, Fadil Vokrri, Fadil Muriqi dhe Miodrag Çirkoviq (Goran Popuvac 90’). 

Prishtina sot mendon se si t’i ikë barazhit në elitën e futbollit të Kosovës. Një Prishtinë që dikur bënte namin, duke dridhur një ish Jugosllavi, sot në ligën tonë mendon si të ikë barazhit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat