Pas dështimit me Mbappe, ky është prioriteti i Realit

Futboll

Pas dështimit me Mbappe, ky është prioriteti i Realit

Më: 22 maj 2022 Në ora: 14:57
Aurelien Tchouameni

Real Madridi ka prioritet nënshkrimin me Aurelien Tchouameni, pas dështimit të transferimit me Kylian Mbappe

Real Madridi tashmë kanë ndryshuar prioritet e tyre, pas zyrtarizimit se Mbappe do të qëndrojë te Paris Saint Germain.

Sipas ‘Marca’, Real Madridi ka tashmë synim kryesor nënshkrimin me mesfushorin e Monacos,  Tchouameni.

Mbappe kishte qenë objektivi numër një i ‘Los Blancos’ për disa muaj, por ai zgjodhi të nënshkruajë një kontratë të re me PSG të shtunën.

Madridi tani do të kërkojë alternativa të tjera e që mesfushori francez është në krye të listës së dëshirave të tyre, pas sezonit të shkëlqyer në Monaco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat