Di Maria: Mbappe ka ende kohë që të transferohet te Real Madrid-i

Futboll

Di Maria: Mbappe ka ende kohë që të transferohet te Real Madrid-i

Më: 22 maj 2022 Në ora: 15:26
Di Maria: Mbappe ka ende kohë që të transferohet te Real Madrid-i

Kylian Mbappe zgjodhi të rinovonte me Paris Saint-Germain deri në 2025-ën, në vend të transferimit te klubi i tij i ëndrrave, Real Madrid, duke i dhënë kështu njëherë e mirë fund lajmeve dhe thashethemeve për të ardhmen e tij.

Megjithatë shoku i tij i skuadrës, (deri më 30 qershor) Angel Di Maria ka thënë se fundmi, se referuar moshës së francezit, 23 vjeç, sulmuesi ka shumë kohë në karrierën e tij për të nënshkruar me Real Madridin.

“Unë mendoj se ai bëri zgjedhjen e duhur. Ai është akoma i ri dhe ka kohë që të shkojë në Madrid, ai ka kohë të shkojë ku të dojë, Mbappe ka nënshkruar për vetëm 3 vite dhe do jetë vetëm 26 vjeç kur ajo kontratë të mbarojë, ka shumë kohë para.”-tha Di Maria.

Mbappe e bëri publik rinovimin e kontratës me PSG-në në ndeshjen e fundit të këtij sezoni të Ligue 1, atë kundër Metz, të cilën parizienët e fituan me rezultatin 5-0, me tre gola që u shënuan nga francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat