Rikthehet te Shkëndija e Tetovës

Futboll

Rikthehet te Shkëndija e Tetovës

Më: 22 maj 2022 Në ora: 15:39
Rikthehet te Shkëndija e Tetovës

Mbrojtësi kosovar, Leard Sadriu, nja nga titullarët fiks të këtij sezoni te skuadra e Skënderbeut, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se sfida ndaj Kukësit kishte qenë e fundit për të me fanellën e korçarëve, që nga edicioni i ardhshëm do të luajnë në Ligën e Parë shqiptare.

“Ishte kënaqësi që isha pjesë e kësaj skuadre.

Faleminderit Korça”, shkruante Sadriu në rrjetet sociale duke bërë kështu praktikisht zyrtar largimin e tij.

21-vjeçari Sadriu tashmë 18 muaj po luante te Skënderbeu në formë huazimi nga radhët e Shkëndijës së Tetovës, ndërsa tashmë i njëjti do të kthehet përsëri në bazë për të vazhduar karrierën e tij me tetovarët, edhe pse nuk përjashtohet edhe një huazim tjetër i tij, këtë rradhë te Ferizaji i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat