Sfidë e nxehtë në Malishevë, rezultatet e pjesës së parë të 5 ndeshjeve të Superligës

Futboll

Sfidë e nxehtë në Malishevë, rezultatet e pjesës së parë të 5 ndeshjeve të Superligës

Nga: K. G. Më: 22 maj 2022 Në ora: 15:50
Sfidë e nxehtë në Malishevë, rezultatet e 5 ndeshjeve të Superligës së Kosovës 

Mbi 4 mijë shikues janë tubuar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, në ndeshjen si finale mes Malishevës dhe Dukagjinit të Klinës. 

Pjesa e parë mbyllet me rezultat të bardhë (0:0). 

Malishevën vetëm fitorja e largon nga pozita e tetë përkatësisht nga barazhi e Dukagjinit i mjafton një pikë. 

Prishtina po luan baras (0:0) në 45 minutat e parë me Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti në Podujevë.  
 
BKT Superliga, java e fundit

Rezultatet e pjesës së parë
Drita – Ulpiana 2:0
Malisheva – Dukagjini 0:0
Ballkani – Gjilani 2:0
Llapi – Prishtina 0:0
Feronikeli – Drenica 0:1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat