Da Silva luan me tifozët e Vllaznisë

Futboll

Da Silva luan me tifozët e Vllaznisë

Më: 22 maj 2022 Në ora: 15:53
Da Silva luan me tifozët e Vllaznisë

Vllaznia ka arritur të fitojë në ndeshjen e fundit në Loro Borici për Superioren. Mirel Josa debutoi me fitoren 3-1 ndaj Egnatias, ndërsa gjithçka do të mbyllet ndaj Kastriotit në transfertë.

Më pas mbetet për t’u diskutuar edhe fituesi i Kupës, ku shkodranët do të luajnë me Laçin dhe objektivi kryesor është Kupa e Shqipërisë.

Por kur jemi në prag të merkatos së verës, Da Silva ka zgjedhur që të luajë pak me tifozët e Vllaznisë dhe mediat sa i përket largimit të mundshëm.

“Shumë i lumtur për fitoren. Gjithashtu i lumtura që shënova në ndeshjen time të fundit në Loro Borici, ndoshta…”, shkruan Da Silva duke ngritur jo pak dyshime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat