Refuzon PSG-në

Futboll

Refuzon PSG-në

Më: 22 maj 2022 Në ora: 15:55
Didier Deschamps

Me Mauricio Pochettino që do të largohet nga PSG në fund të këtij sezoni.

Një nga kandidatët që është përfolur shumë se mund të marri krenar e gjigandëve francez është edhe ish-trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane.

Sipas “Telefoot” raportohet se Zidane e ka refuzuar ofertën e bërë nga drejtuesit e PSG dhe nuk ka pranuar që të fillojë një aventurë me klubin nga kryeqyteti i Francës.

Po sipas të njëjtit burim raportohet se tashmë në “pole-position’ për të marrë drejtimin e skuadrës pariziene është trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps.

PSG do të ulë në krye të stolit Deschamps pas përfundimit të Kupës së Botës në Katar. Megjithatë, numri 1 i stolit francez ende nuk e ka dhënë përgjigjen e tij.

Njëkohësisht janë kërkuar edhe Antonio Conte dhe Joachim Loew.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat