Mediat italiane vendosin notën e shqiptarit në ndeshjen e fundit të Seria A

Futboll

Mediat italiane vendosin notën e shqiptarit në ndeshjen e fundit të Seria A

Më: 22 maj 2022 Në ora: 16:44
Mediat italiane vendosin notën e shqiptarit në ndeshjen e fundit të Seria A

Spezia ka luajtur këtë të dielë takimin e fundit në këtë sezon të Seria A dhe është mundur në shtëpi me rezultatin 0-3. Sulmuesi i kombëtares shqiptare që luan për ekipin e Spezia-s, Rei Manaj ka qenë shumë i pafat në këtë takim.

Manaj arriti të gjente rrugën drejt rrjetës në minutën e 41’, megjithatë ajo goditje nuk u quajt për pozicion jashtë loje.

Ndërsa në minutën e 86’ shqiptari pati një mundësi të artë për të realizuar, por ajo goditje e tij përfundoi në traversë.

Performanca e Manajt sot nga mediet italiane është vlerësuar me notën 5.5, pasi sipas tyre përveç fatit që nuk e lejoi të gjente golin, shqiptari nuk ia doli të ishte në nivel të njëjtë me kundërshtarët nga Napoli, ndërsa u ndal në disa raste nga Koulibaly dhe Juan Jesus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat