Malisheva në barazh, Dukagjini siguron ekzistencën

Futboll

Malisheva në barazh, Dukagjini siguron ekzistencën

Nga: K. Goca Më: 22 maj 2022 Në ora: 16:58
Dukagjini siguron ekzistencën

Malisheva nuk ia doli të marrë tre pikë dhe mbetet në barazh. Dukagjini i Klinës kthehet me një pikë me shije të fitores, duke u nda baras (0:0) me Malishevën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Mbi 4 mijë shikues panë lojë të fortë deri në fund, Dukagjini i trajnerit Armend Dallkut mbetet i pamposhtur.

Ndeshje me tensione e me kartona të kuq në fund të ndeshjes, përjashtohen dy lojtarë.

Dukagjini përfundon në vend të shtatë me 50 pikë, dy më shumë se Malisheva, kjo e fundit mbetet në barazh.
Malisheva për të mbetur në ligë do të luajë me Vushtrrinë, ekipin e ligës së parë të Kosovës, Grupi B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat