Ballkani feston titullin, Drita me fitore të thellë

Futboll

Ballkani feston titullin, Drita me fitore të thellë

Nga: K. G. Më: 22 maj 2022 Në ora: 17:03
Ballkani feston titullin, Drita me fitore të thellë

Ballkani feston titullin e kampionit të Kosovës, për herë të parë në histori të ekzistimit të këtij klubi.

Therandasit shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Gjilanit, në ndeshjen e javës ë fundit (36-të) të elitës së futbollit të Kosovës.

Ballkani është kampion me 76 pikë e Gjilani bie në vend të tretë me 62 sosh.

Drita gjunjëzoi me 5:0 Ulpianën e Lipjanit, duke u shpallur nënkampione e Kosovës me 64 pikë. Ulpiana është në vend të nëntë me 27 pikë dhe së bashku me Feronikelin largohen nga elita. 
  
BKT Superliga, java e fundit

Drita – Ulpiana 5:0
Malisheva – Dukagjini 0:0
Ballkani – Gjilani 2:0
Llapi – Prishtina 1:2
Feronikeli – Drenica 2:3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat