Tottenham në Champions League, Chelsea fiton e Manchesterr Utd mposhtet 

Futboll

Tottenham në Champions League, Chelsea fiton e Manchesterr Utd mposhtet 

Nga: K. G. Më: 22 maj 2022 Në ora: 19:06
Tottenham në Champions League, Chelsea fiton e Manchesterr Utd mposhtet 

Tottenham si mysafirë ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:0 ndaj Norwich-it të Milot Rashicës.

Rashica u paraqit standard për Norwich-in, ekip që bie nga Premier League. Tottenham shënoi fitore të madhe dhe siguron biletën për në garat e Champions League. 

Kulusevski (16'e 64'), Kane (32'), Son Heung-Min (70' e 75') shënuan për Tottenhamin.

Tottenham përfundon në vend të katërt me 71 pikë e Norwich në fund me 22. Burnley, Watford dhe Norwich bien nga liga.

Crystal Palace e mposhti me 1:0 Manchester Utd.

Zaha shënoi në minutën e 37-të. Manchester City zë vendin e 6-të me 58 pikë e Crystal Palace është i 12-ti me 48. 

Chelsea ka shënuar fitore me rezultat minimal 2:1 ndaj Watfordit. Për Chelsean shënuan Havertz (11'), Barkley (90+1') dhe për Watfordin Gosling (87'),

Chelsea renditet në pozitën e tretë me 74 pikë e Watford është i 19-ti me 23 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat