Skuadra shqiptare nuk e realizon ëndrrën në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Skuadra shqiptare nuk e realizon ëndrrën në Maqedoninë e Veriut

Nga: K.G. Më: 22 maj 2022 Në ora: 19:21
Skuadra shqiptare nuk e realizon ëndrrën në Maqedoninë e Veriut

Skuadra shqiptare Voska Sport e Ohrit nuk e realizoi ëndrrën që të ngjitet në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.  

Kjo skuadër pësoi humbje me rezultat 4:1 nga Tikveshi i Kavadarit, në ndeshjen e play-off-it, e cila u zhvillua në Strumicë.  

“Nuk ia dolëm, na mungoi përvoja dhe realizimi!

Edhe përkundër dëshirës së madhe, edhe përkundër mobilizimit të madh të ekipit, duke filluar nga drejtuesit, e deri tek lojtarët, F.C  Voska Sport, megjithatë nuk ia doli të shkruaj historinë dhe të kualifikohet në Ligën e Parë. 
Në ndeshjen e balotazhit të zhvilluar në Strumicë, ekipi ynë u mund nga ekipi i Ligës së Parë, Tikveshi me rezultatin 4:1.

Të kobshme dolën të jenë 20 minutat e para të takimit, kur edhe ekipi ynë pranoi dy gola. 

Në vazhdim të ndeshjes u përpoqëm të rikthehemi, dhe ia arritëm në një farë mënyre me golin e shënuar nga Izair Emini.

Kapiteni ynë  në minutën e 43-të shënoi golin e parë për Voska Sport, duke bërë që në pushim të shkojmë me vetëm një gol disavantazh dhe me shpresa për tu rikthyer fuqishëm në pjesën e dytë.

Megjithatë edhe përkundër faktit se posedonim topin më shumë se kundërshtari, munguan rastet dhe mbi të gjitha realizimi, ndërsa në anën tjetër skuadra kundërshtare nga dy goditje të drejtëpërdrejta në këtë pjesë realizoi dy gola të tjerë, duke ju dhënë fund shpresave të #VoskaSport se edicionin e ardhshëm do të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Mirëpo këtu nuk është fundi i Voska Sport, pasi sot humbëm vetëm një betejë, por jo edhe luftën dhe dëshirën e madhe për të treguar se ekipi ynë së shpejti do ia arrijë qëllimit të luaj një ditë në Ligën e Parë, aty ku edhe qyteti i Ohrit meriton të ketë një skuadër”, shkruan në faqen e FC Voska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat