Letër e hapur e Mbappes

Futboll

Letër e hapur e Mbappes

Më: 22 maj 2022 Në ora: 19:41
Letër e hapur e Mbappes

Kylian Mbappe ka vendosur që të flasë publikisht për vendimin e tij për të rinovuar me PSG-në. Francezi do të zhvillojë në konferencë për shtyp por më përpara, ka dashur të shpërndajë një mesazh për tifozët nëpërmjet një letre të hapur të publikuar në rrjetet sociale.

Një shpjegim për vendimin e tij, por edhe një koment për Real Madrid dhe zhgënjimin në Spanjë ku mendonin se kishin siguruar firmën e tij.

“Që kur kam qenë shumë i vogël, unë kam preferuar të jetoj ëndrrat e mia. Ka qenë një privilegj. Që i vogël jam munduar të ec përpara nga sfida në sfidë. Që i vogël kam ndërtuar një udhëtim që në fillimin e tij, duke respektuar linjën e sjelljes. Që kur jam i vogël, shtyhem nga i njëjti pasion dhe e njëjta ambicie.

Sot, do të dëshiroja t’ju bëja të ditur se kam zgjedhur që të zgjat kontratën time me PSG, ruaj bindjen se këtu mund të vazhdoj të rritem në një klub që ka bërë çdo gjë që të vazhdojë të jetë në majë.

Dua të falënderoj presidentin Al Khelaifi për besimin e tij, durimin dhe për faktin se ka qenë i dëgjueshëm. Kam gjithashtu edhe një të tillë për mbështetësit e PSG, Francës dhe të gjithë botës për sinjalet e pafundme të ngrohtësisë, sidomos gjatë muajve të fundit.

Gjithashtu dua të falënderoj sinqerisht Real Madrid dhe presidentin e tij Florentino Perez. E kuptoj mundësinë dhe privilegjin që është të jem një objektiv i këtij institucioni. E mirëkuptoj zhgënjimin, i cili ka qenë në lartësinë e hezitimit tim.

Do të jem tifozi i parë i tyre në finalen e Ligës së Kampioneve në Paris, në shtëpinë time. Jam i lumtur që mund të vazhdoj të zhvillohem në Francë, vendi që të më pa të lind, rritem e zhvillohem. Dhe që më mundëson që të vazhdoj me ëndrrat e mia”, shkruante Mbape në letrën e tij të hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat