Milani është kampion i ri i Italisë. AC Milani shkëlqen në stadiumin "Mapei”, duke shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Sassuolos, në takimin e javës së fundit (38-të) të Serie A në futboll.
Rafael Leao ka treguar lojë të madhe duke asistuar në të tre gola.
Futbollisti Olivier Giroud është hero i fitores, duke realizuar dy gola në minutën e 17-të e 32-të, që të dy pas asistimeve të Rafael Leaos.
Franck Kessie shënon për 0:3 në minutën e 36-të pas asistimit të Leaos.
Milani është kampion me 86 pikë, dy me shumë se Interi që mbetet në vend të dytë.
Sassuolo përfundon në vend të 11-të me 50 pikë të mbledhura.
Pas 11 vitesh Milan fiton titullin kampion të Seriw A, i 19-ti në historinë e tyre.