Milani shkëlqen, kampion i ri i Italisë

Futboll

Milani shkëlqen, kampion i ri i Italisë

Nga: K.G. Më: 22 maj 2022 Në ora: 19:53
Giroud feston

Milani është kampion i ri i Italisë. AC Milani shkëlqen në stadiumin "Mapei”, duke shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Sassuolos, në takimin e javës së fundit (38-të) të Serie A në futboll. 

Rafael Leao ka treguar lojë të madhe duke asistuar në të tre gola.

Futbollisti Olivier Giroud është hero i fitores, duke realizuar dy gola në minutën e 17-të e 32-të, që të dy pas asistimeve të Rafael Leaos.

Franck Kessie shënon për 0:3 në minutën e 36-të pas asistimit të Leaos.

Milani është kampion me 86 pikë, dy me shumë se Interi që mbetet në vend të dytë. 

Sassuolo përfundon në vend të 11-të me 50 pikë të mbledhura. 

Pas 11 vitesh Milan fiton titullin kampion të Seriw A, i 19-ti në historinë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat