Kasami hyn në lojë, shënon golin e fitores dhe përjashtohet me të kuq brenda pesë minutave

Futboll

Kasami hyn në lojë, shënon golin e fitores dhe përjashtohet me të kuq brenda pesë minutave

Më: 22 maj 2022 Në ora: 20:48
Kasami hyn në lojë, shënon golin e fitores dhe përjashtohet me të kuq brenda pesë minutave

Pajtim Kasami e ka zhvilluar ndeshjen e fundit për Baselin dhe e mbylli aventurën e tij në formë speciale.

Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të të ndeshjes.

Vetëm dy minuta pasi u inkuadrua, Kasami realizoi golin e fitores për 2:1.

Një minutë më pas ai u ndëshkua me karton të verdhë pasi festoi duke e zhveshur fanellën, kurse në minutën e 74-të e mori edhe kartonin  dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat