Guardiola, mes lotësh: Lejmi legjenda, s’kam parë në jetën time ekip si Liverpooli

Futboll

Guardiola, mes lotësh: Lejmi legjenda, s’kam parë në jetën time ekip si Liverpooli

Më: 22 maj 2022 Në ora: 20:58
Guardiola, mes lotësh: Lejmi legjenda, s’kam parë në jetën time ekip si Liverpooli

Pep Guardiola në “qiellin e shtatë” pas triumfit të Manchester City-t për të dytin vit radhazi në Premier League dhe për herë të katërt në pesë sezonet e fundit. Me spanjollin në stol, Citizens kanë fituar gjysmën e titujve. Në përfundim sfidës së çmendur ndaj Aston Villas, Pep, teksa po përqafonte një nga bashkëpunëtorët e tij, nuk i përmbajti dot lotët.

“Ndeshja e fundit është gjithmonë e veçantë, kishte shumë emocione. Aston Villa dha gjithçka, por goli ynë i parë ndryshoi gjithçka. Ne duhej ta përballonim këtë situatë.”

Për Guardiolën, nuk është momenti për të ruajtur modestinë.

“Ne jemi legjenda. Kur e fiton Premier League-n në këtë vend katër herë në pesë sezone, kjo ndodh sepse këta djem janë shumë të veçantë. Ne do të mbahemi mend. Të fitosh në shtëpi, para tifozëve tuaj, është më e mira. Në momentin që barazuam, e patëm ndjesinë se shumë shpejt do të shënonim të tretin.”

Guardiola nuk mund të linte pa përmendur Liverpoolin, por gjithçka dha përgjatë sezonit.

“Madhështia e suksesit tonë lidhet me madhështinë e rivalit tone. Nuk kam parë kurrë një ekip si Liverpooli në jetën time. Nuk kam energji apo dëshirë tani të mendoj për sezonin e ardhshëm tani. Ne jemi përsëri kampionë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat