Schalke 04 në bisedime me Leart Paçaradën

Futboll

Schalke 04 në bisedime me Leart Paçaradën

Nga: K.G. Më: 22 maj 2022 Në ora: 21:36
Schalke 04 në bisedime me Leart Paçaradën

Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, është në llupën e disa skuadrave, ndër to edhe Schalke 04.

Sipas mediumit prestigjioz gjerman, Schalke 04 është në bisedime me Leart Paçaradën.

Mbrojtësi është anëtar i skuadrës së St. Paulit, anëtar i Bundesliga II, ka pasur edicionin më të mirë deri me tash.

Raportohet se Rouven Schröder, drejtor sportiv i klubit Schalke, është duke biseduar me Paçaradën.

Schalke është rikthyer në Bundesliga I dhe synon të jetë sa më e fortë për edicionin e ri.

Gjatë këtyre ditëve apo javëve pritet të shihet se Paçarada do të mbetet në FC St Pauli apo do të shtegtojë në ndonjë klub tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat