Portugezi i Milanit futbollisti më i mirë i Serie A

Futboll

Portugezi i Milanit futbollisti më i mirë i Serie A

Më: 22 maj 2022 Në ora: 21:52
Portugezi i Milanit futbollisti më i mirë i Serie A

Çmimi i lojarit më të mirë të Serisë A për sezonin 2021/2022 iu dha futbollistit të Milanit, Rafael Leao. Trofeu u dorëzua pas ndeshjes Sassuolo-Milan në fushën e “Mapei Stadium – Citta ‘del Tricolore”, në Reggio Emilia.

Renditja përfundimtare u hartua duke marrë parasysh analizat e avancuara të Stats Perform, të bëra duke u nisur nga të dhënat e gjurmimit të regjistruara me sistemin Hawk-Eye.

Sistemi i vlerësimit, i patentuar në vitin 2010 dhe i vërtetuar shkencërisht, merr në konsideratë jo vetëm të dhënat statistikore dhe ato teknike, por edhe të dhënat e pozicionit. Kjo mundëson analizimin e aspekteve thelbësore si lëvizja pa top, zgjedhjet e lojës, kontributi në efikasitetin teknik dhe fizik të ekipit, të cilat lejojnë një vlerësim objektiv dhe cilësor të performancës.

Për llogaritjen përfundimtare, u morën në konsideratë të gjitha ndeshjet e luajtura në Serinë A. Ndër karakteristikat kryesore që ndihmuan numrin 17 të kuqezinjve të shkëlqejë ndaj kampionëve të tjerë të mëdhenj, theksohen të dhënat e mëposhtme:

Eficienca Teknike 94.3%, në përputhje me sulmuesit më të mirë në nivel evropian; i pakrahasueshëm në progresion: mban rekordin sezonal të Eficiencës Fizike (96%); më i miri në sulm 1 kundër 1 (Eficienca 95.7%), është lojtari që ka kryer me sukses më shumë driblime; në çdo ndeshje përshkon mesatarisht 366 metra me shpejtësi shumë të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat