Deklaratë me klas nga Klopp pas shpalljes së Cityt si kampion i Ligës Premier

Futboll

Deklaratë me klas nga Klopp pas shpalljes së Cityt si kampion i Ligës Premier

Më: 23 maj 2022 Në ora: 09:17
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka uruar homologun e tij, Pep Guardiolan dhe skuadrën rivale, Manchester City për titullin e kampionit.

Trajneri i Liverpool kishte vetëm lëvdata për Citizens, duke thënë se titulli i fituar ishte shumë i merituar.

“Urime për Man City, Pep Guardiolan, lojtarët dhe stafin dhe të gjithë tifozët. Ishte garë e vështirë, garë për titull. E bëmë interesante, por ju jeni një pikë përpara dhe ajo ka rëndësi”, ka thënë Klopp.

“Kjo ju bën juve kampionë. Me shumë meritë. Luftuat fort sot, luftuam fort edhe ne”.

Liverpooli nuk ia doli të fitonte titullin në këtë edicion, pasi përfundoi vetëm një pikë mbrapa Cityt, që e fitoi titullin e dytë radhazi.

Liverpool tashmë mbetet me fokus te finalja e Ligën e Kampionëve dhe për titullin në Angli duhet të shpresojë vitin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat