Klopp zbulon lojtarin që pritet të mungojë në finalen e Championsit

Futboll

Klopp zbulon lojtarin që pritet të mungojë në finalen e Championsit

Më: 23 maj 2022 Në ora: 17:31
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka pranuar se pret që Thiago Alcantara të mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve të së shtunës me Real Madridin për shkak të dëmtimit që mori kundër Wolverhampton Wanderers.

31-vjeçari luajti nga minuta e parë në “Anfield” në xhiron e fundit të sezonit në Premier Ligë, por u largua nga fusha në fund të pjesës së parë.

Thiago nuk doli në fushë në pjesën e dytë dhe u zëvendësua nga James Milner në ndeshjen të cilën Liverpooli e fitoi me rezultat 3-1, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që ata t’ia rrëmbenin titullin Manchester Cityt.

Klopp u pyet për gjendjen e Thiagos pas fishkëllimës së fundit dhe trajneri pranoi se nuk kishte ndonjë lajm të mirë për të dhënë.

"Unë mendoj se ai do të jetë jashtë finales, por nuk e di. Ai po çalon, kështu që ndoshta nuk është shenja më e mirë. E di se çfarë është, por nuk dua të them," tha Klopp. për “Sky Sports Neës”.

Një raport nga “The Athletic” ka thënë se Thiago pësoi një dëmtim të Akilit, por ish-lojtari i Bayern Munichut dhe Barcelonës nuk pësoi ndonjë dëmtim të madh..

Thiago e ka veshur fanellën e Liverpool-it gjithsej 68 herë që kur erdhi nga Bayerni në vitin 2020, por ai ka humbur edhe 44 ndeshje të tjera për shkak të lëndimeve të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat