Befason Presidenti i PSG-së: Paratë nuk patën rëndësi për Mbappen, Reali ishte gati të paguante më shumë

Futboll

Befason Presidenti i PSG-së: Paratë nuk patën rëndësi për Mbappen, Reali ishte gati të paguante më shumë

Më: 23 maj 2022 Në ora: 18:05
Al-Khelaifi dhe Mbappe

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka folur lidhur me Kylian Mbappe.

Kritika të shumta pati për skuadrën e Paris Saint-Germain për kontratën me Kylian Mbappe, por duket se Real Madrid pati diçka më shumë në tavolinë.

Presidenti i PSG ka thënë se Real Madrid po i ofronte më shumë lojtarit francez, por për Mbappe paratë nuk patën rëndësi.

“Real Madrid do të paguanin për Mbappe më shumë sesa ne. Mund ta konfirmoj këtë. Ka një tjetër klub në Spanjë, që paguan më shumë para se ne”, ka thënë Al-Khelaifi.

“Paratë nuk ishin të rëndësishme për Kylian Mbappe. Projekti sportiv ishte”, shtoi ai.

PSG dhe Al-Khelaifi janë akuzuar se i kanë humbur shijen futbollit me ofertat e tyre stratosferike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat