Sterling dhe Leao bien në radarin e Real Madridit

Futboll

Sterling dhe Leao bien në radarin e Real Madridit

Më: 24 maj 2022 Në ora: 15:41
Rafael Leao

Presidenti i Real Madridit Florentino Perez ka mbetur jashtëzakonisht i zhgënjyer me vendimin e Kylian Mbappes që të vazhdojë kontratën me Paris-Saint-Germain edhe pse ishte në bisedime të avancuara me klubin madrieln për t’u transferuar atje.

Kampioni i ri i La Ligas është një kërkim të një sulmuesi me perspektivë të madhe në futbollin evropian dhe pas Mbappes ata janë duke shqyrtuar alternativat tjera për ta përforcuar skuadrën e cila drejtohet nga trajneri Carlo Ancelotti.

Sipas lajmeve të fundit nga media spanjolle, sulmuesi i Manchester Cityt Raheem Sterling dhe ai i Milanit, Rafael Leao janë dy emrat që po shihen si profile të nivelit të lartë për ta veshur fanellën e bardhë.

Për Sterling raportohet se City kërkon 60 milionë euro, ndërsa Milani e konsideron si të paprekshëm Leaon. Portugezi po ashtu mësohet se ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurove në kontratën e tij me kampionin e ri të Italisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat