Arrestohet Ballisti

Futboll

Arrestohet Ballisti

Më: 25 maj 2022 Në ora: 10:59
Arrestohet Ballisti

Arrestohet Ballisti!

Sot është arrestuar tifozi më i njohur shqiptar, Ismail Berisha, më mirë i njohur si Ballisti.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të tij në “Facebook”.

Në bazë të informatave, “Ballisti” u arrestua në Kukës.

Tifozi që u bë i njohur pasi e lëshoi dronin me flamurin e Shqipërisë Etnike në Beograd, nga ajo kohë ka pasur probleme me ligjin dhe nuk është bërë asnjëherë rehat.

Lirimin e tij e ka kërkuar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale..

"Rama me urdher te Beogradit arreston superfansin e kombetares tone Ismail Morina.

Kerkoj lirimin e tij urgjent.

Te dashur miq, me urdher te Edi Rames arrestohet sapo vuri kemben ne dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje per dronin qe leshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe qe harboi fare ultranacionalistet serb me ne krye serbomadhin Vuçiç.

Qe nga ajo kohe Ismail Morina eshte shnderruar ne njeriun me te persekutuar ne Ballkan. Rama dhe Vuçiç perkatesisht sherbimet e tyre sekrete kane montuar kunder Ballistit kurthe te ulta dhe sajuar akuza pa asnje baze.

Denoj me ashpersine me te madhe arrestimin e Morines dhe kerkoj lirimin e menjehershem te tij. Ju beje thirrje te gjitha organizatave nderkombetare te te drejtave te njeriut te nderhyne per lirimin e tij te menjehershem dhe te denojne persekutimin politik te Morines nga binomi famekeq Rama-Vuçiç":, ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat