Policia e Shtetit “në këmbë” për finalen e Conference League

Futboll

Policia e Shtetit “në këmbë” për finalen e Conference League

Më: 25 maj 2022 Në ora: 12:13
Policia e Shtetit “në këmbë” për finalen e Conference League

Jemi pak orë nga nisja e finales së madhë të Conference League mes Romës dhe Feyenoord dhe frika për trazira shtohet me shtimin e tifozëve në kryeqytet.

Ashtu siç ka lajmëruar më parë, Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e këtij eventi kaq madhështor, teksa në terren do të jenë 2500 efektivë policie si asnjëherë më parë.

Ato janë të vendosur në porte, aeroporta dhe në zona të nxehta të Tiranës dhe shpresohet që ngjarjet e ditës së djeshme nuk do të përsëriten ditën e sotme.

Kujtojmë që ky numër kaq i lartë të efektivë që janë në terren kanë ardhur edhe nga rrethet si Elbasani e  Vlora.

Numri më i madh e efektivë ndonjëherë nëpër protësta apo evente në shqipëri nuk i ka kaluar 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat