Lorik Cana për mediat italiane: Krenar

Futboll

Lorik Cana për mediat italiane: Krenar

Më: 25 maj 2022 Në ora: 12:15
Lorik Cana për mediat italiane: Krenar

Lorik Cana është ambasadori i finales së UEFA Europa Conference League në Tiranë. Për mikrofonat e “Tuttomercatoweb” ai  tregon për ndjenjat e tij në prag të Rome-Feyenoord.

“Si shqiptar sigurisht që jam krenar që mund të organizoj një event të tillë. Në fund të fundit, për të pritur një finale evropiane duhet të kesh disa parametra dhe kjo tregon rritjen dhe zhvillimin e vendit në përgjithësi, të shoqërisë dhe infrastrukturës së tij”.

Kuriozitet i madh për Kombetare Arena, një perlë që pret ndeshjet e kombëtares shqiptare

“Nuk pata fatin ta luaja, pasi u ndala më 2016. Është një objekt spektakolar, i ndërtuar në vendin historik të stadiumit kombëtar. Puna e arkitektit Casamonti ishte diçka e pabesueshme, është një nga stadiumet më moderne në Evropë dhe kjo na bën edhe më krenarë.

Është një objekt modern dhe i veçantë arkitekturor dhe ndeshja shihet shumë mirë nga çdo pikë e stadiumit. Ndodhet në qendër të qytetit, ideal për të shijuar finalen . Nuk është shumë i madh, por për lojtarët, standardet e vendosura nga UEFA janë në rregull.”

Kjo do të jetë edhe një mundësi që Shqipëria të bëhet e njohur

“Shqipëria është super mikpritëse dhe e sigurt. Sigurisht që nuk do të ketë asnjë problem sigurie, ne e dimë rëndësinë e ngjarjes.

Tifozët e Romës dhe Feyenoord do të gjejnë njerëz mikpritës dhe do të kenë përvojën më të mirë të mundshme. Nga ana tjetër, si kur shkojnë në shtëpinë e dikujt padyshim që pres që vendi të respektohet, por nuk kam asnjë dyshim se do të ketë respekt të ndërsjellë. Ne duam të lëmë përshtypje të mirë, duke qenë hera e parë që organizojmë një ngjarje të këtyre përmasash. Ndoshta jo gjithçka do të jetë perfekte, por është duke u punuar shumë”.

Nisur nga e kaluara juaj në Itali, por te Lazio, kë do të mbështesni?

“Si tifoz i Marsejës, më vjen keq që nuk e pashë në finale, më vjen keq. Për pjesën tjetër them se Roma dhe Feyenoord e merituan të vinin këtu dhe mendoj se Giallorossi, edhe për afinitetin mes Shqipërisë dhe Italisë, do të kenë simpati më të mëdha në Tiranë”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat