Dalin në shitje biletat për finalen Drita - Llapi

Futboll

Dalin në shitje biletat për finalen Drita - Llapi

Më: 25 maj 2022 Në ora: 14:18
Dalin në shitje biletat për finalen Drita - Llapi

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se sot ka nisur shitjen e biletave për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës ndërmjet Dritës dhe Llapit. Kjo ndeshje zhvillohet të enjten në orën 20:00 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Sipas njoftimit të FFK-së, biletat mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:
https://kosovo.tm.vivaticket.com/

Tifozët e klubit “FC Drita” janë të vendosur në tribunën Veri (në sektoret V1, V2, V3), ndërsa tifozët e klubit “KF Llapi 1932” janë në tribunën Jug (në sektorët J1, J2, J3).
Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 2 euro, Lindje 3 euro dhe Perëndim 5 euro.

Sqarimet rreth procedurës së blerjes biletave janë dhënë në faqen zyrtare të FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat