Tronditet Milani, gjigantët e Europës ofrojnë 120 milionë euro për lojtarin

Futboll

Tronditet Milani, gjigantët e Europës ofrojnë 120 milionë euro për lojtarin

Më: 25 maj 2022 Në ora: 14:30
Tronditet Milani, gjigantët e Europës ofrojnë 120 milionë euro për lojtarin

Pas ‘jo’-së së Mbappe për Real Madridin, janë shfaqur disa lojtarë që mund të mbërrijnë te “Los Blancos” për të harruar zhgënjimin e madh të tratativës me sulmuesin francez. Një prej tyre është Leao, lojtari portugez 22-vjeçar që luan për Milanin.

“Gazzetta dello Sport” siguron se interesimi i Real Madridit për Leaon është shumë i fortë dhe se po përgatit një ofertë prej 120 milionë eurosh për ta marrë luzitanin.

Mediat italiane sigurojnë që klauzola e përfundimit të kontratës së lojtarit kuqezi është 150 milionë euro dhe Milani jo vetëm që nuk dëshiron ta shesë Leaon, por ka në plan ta rinovojë kontratën e tij deri në vitin 2026.

Leao ka lindur më 10 qershor 1999 në Almada, Portugali. Ai është një sulmues që mund të veprojë edhe si ‘9’ dhe si anësor. Leao e filloi karrierën te Sporting Portugal, u transferua te Lille dhe në vitin 2029 nënshkroi për Milanin, duke firmosur një kontratë 5-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat