Ademi takoi sekretarin e përgjithshëm të UEFA-s 

Futboll

Ademi takoi sekretarin e përgjithshëm të UEFA-s 

Më: 25 maj 2022 Në ora: 14:55
Ademi takoi sekretarin e përgjithshëm të UEFA-s 

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe u.d. sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj, të cilët po qëndrojnë në Tiranë për finalen e Europa Conference League ndërmjet Romës dhe Feyenoordit, sot kanë zhvilluar takim me sekretarin e përgjithshëm të UEFA-s, Theodore Theodoridis.

Gjatë këtij takimi, Ademi dhe Hodaj e njoftuan z. Theodoridis për situatën e tanishme në FFK, e cila e ka mandatin e rregullt dhe për vazhdimin e projekteve, por edhe për kërkesat e reja. Krerët e FFK-së po ashtu u takuan edhe me drejtorin e Federatave kombëtare në UEFA, Zoran Llakoviq, zv/drejtorin Thierry Favre dhe menaxherin e programit HatTrick, Denis Bastari.

Edhe në këtë takim drejtuesit e FFK-së njoftuan për ecurinë e punëve dhe për kërkesat rreth projekteve të reja.

Nga ana e tyre zyrtarët e UEFA-s, shprehën mirënjohjen e tyre për punën e bërë dhe mbështetën si gjithmonë të gjitha projektet e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat