Neymar e zbulon vendimin e tij final për të ardhmen

Futboll

Neymar e zbulon vendimin e tij final për të ardhmen

Më: 25 maj 2022 Në ora: 15:08
Neymar e zbulon vendimin e tij final për të ardhmen

Neymar thotë se do të donte të mbetet në Paris Saint-Germain, përkundër spekulimeve se klubi francez po planifikon ta shesë atë.

Klubi francez e kishte blerë përfaqësuesin brazilian për 222 milionë euro nga Barcelona, ndërsa tash thuhet se parisienët janë të gatshëm ta shesin atë.

Vitin e kaluar, 30 vjeçari e kishte vazhduar kontratën deri në vitin 2025.

Sidoqoftë, pas një sezoni dëshpërues, i cili u përshkua me formë të zbehtë dhe me lëndime, pronarët nga Katari po mendojnë ta lënë të largohet ish-futbollistin e Santosit.

Sidoqoftë, po të pyetej ai, nuk do të kishte dyshime sa i përket së ardhmes.

“Kam dëgjuar shumë gjëra, që kanë shkuar shumë larg, por nga ana ime, e vërteta është se dua të qëndroj aty ku jam”, deklaroi për “Oh My Goal” ylli brazilian, i cili e arriti golin e 100-të që kur u transferua në “Parkun e Princave” në vitin 2017, në ndeshjen e fundit sezonale ndaj Metzit të shtunën që shkoi.

Spekulimet për largimin e Neymarit janë shtuar sidomos pas vendimit të Kylian Mbappes që të qëndrojë në Paris, pasi nënshkroi kontratë deri në vitin 2025, duke iu dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm në Real Madrid.

Flitet po ashtu se Neymar mund të rikthehet në Barcelonë gjatë verës që po vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat