Batuta e Lorik Canës: Igli Tare u ka gjetur shtëpi tifozëve të Romës

Futboll

Batuta e Lorik Canës: Igli Tare u ka gjetur shtëpi tifozëve të Romës

Më: 25 maj 2022 Në ora: 15:10
Batuta e Lorik Canës: Igli Tare u ka gjetur shtëpi tifozëve të Romës

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana mendon se organizimi i finales së Conference League është përgjegjësi e madhe për vendin tonë edhe për faktin që ky është edicioni i parë i kompeticionit më të ri futbollistik të UEFA-s.

“Së paku për 48 orë, jemi kryeqyteti i sportit europian dhe botëror. Një kompeticion i ri, pavarësisht. Në çdo vend ku kam shkuar nëpër finale ka pasur problem me tifozët, por në përgjithësi gjërat po shkojnë mirë”, tha Cana për A2 CNN.

I pyetur nëse ka pasur kërkesa për t’u gjetur shtëpi romanistëve, edhe pse ka luajtur me Lazio-n, Cana përgjigjet me një batutë:

“Duke jetuar në Romë kam pasur shumë kërkesa për të ardhur këtu. Së pari për ndeshjen, por edhe për të njohur vendin tonë. Loriku i ka shtëpitë në Kosovë, Igli i ka më afër këtu, dhe me sa di unë i ka futur disa njerëz në shtëpi”.

Edhe pse verdhekuqtë kanë qenë rivalët e tij në Itali, lidhja shqiptare bën që dëshira për skuadrën fituese në finale, të anojë nga ata.
“Tifo, nëse duhet të bëj, bëj vetëm për Marashin, se nuk bëj dot tifo për Romën”
, thotë Cana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat