Atmosferë festive në Tiranë

Futboll

Atmosferë festive në Tiranë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 15:27
Atmosferë festive në Tiranë

Situata paraqitet e qetë në Tiranë, teksa na ndajnë vetëm pak orë nga finalja e Conference League që luhet mes Romës së Italisë dhe Feynoord-it të Holandës. Tifozët e dy skuadrave janë të pozicionuar në zona të ndryshme në qendër të Tiranës.

Një atmosferë festive raporton gazetari Bled Kuka nga Liqeni Artificial i Tiranës, ku janë pozicionuar tifozët e Romës.

E njëjta atmosferë është edhe në pedonalen e Tiranës, aty ku ndodhen tifozët holandezë.

Gazetarja Ema Shazivari raporton se ata janë duke shijuar këto momente me birra dhe muzikë, ndërsa janë shprehur pozitivë për kryeqytetin shqiptar. Shumë prej tyre thonë se iu pëlqejnë qytetarët, klima dhe qyteti.

Sa i përket ndeshjes, tifozët e të dyjave ekipeve shprehen optimistë se skuadra e tyre do të triumfojë dhe do ta çojnë në shtëpi kupën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat