Ribery është kthyer të flasë për Bayernin

Futboll

Ribery është kthyer të flasë për Bayernin

Më: 25 maj 2022 Në ora: 15:36
Ribery është kthyer të flasë për Bayernin

Franck Ribery është kthyer të flasë për Bayern Munich dhe e ka bërë për të dalë në krah të Robert Lewandowski-t, i cili është në qendër të zërave të merkatos.

Francezi, deklaratat e të cilit janë raportuar nga Wirtualna Polska, ka mbështetur zgjedhjen e sulmuesit polak për të ndryshuar ambient pas shumë vitesh.

“Ka vendosur se në këtë moment të karrierës së tij i duhet një sfidë e re, kështu që i uroj që ta realizojë dëshirën e tij”, ka thënë Ribery për Lewandowski-n.

Bayern-i është një nga klubet më të mëdha në botë, por ndonjëherë ajo që ka rëndësi është vetëm dëshira për të ndryshuar”, ka thënë Ribery.

“Dhe ky është rasti i Robert. Barcelona është Barcelona. Sigurisht, kanë disa probleme dhe nuk janë më të fortë si pesë ose gjashtë vite më parë, por bëhet gjithsesi fjalë për një klub fantastik.

Nëse Robert do të vendosë të largohet me të vërtetë nga Bayern-i, Barça do të ishte një zgjedhje shumë e mirë”, ka përfunduar francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat