Drita në ethet e finales së Kupës Kosovës

Futboll

Drita në ethet e finales së Kupës Kosovës

Më: 25 maj 2022 Në ora: 15:48
Drita në ethet e finales së Kupës Kosovës

 Nesër zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës ku përballen Drita e Llapi.

Skuadra gjilanase ka mbajtur konferencë për media në ambientet e FFK-së, ku para gazetarëve foli trajneri Ardian Nuhiu e kapiteni Ardian Limani.

“Skuadra e Llapit është skuadra që ka shënuar më së shumti. Por edhe ne kemi shënuar mjaft. Kjo ndeshje do përqendrim dhe besim maksimal, sepse është vetëm një ndeshje. Jemi të përgatitur për gjithçka, qoftë vazhdimet apo penalltitë”, u shpreh Nuhiu.

“Është ndeshje futbolli, i kemi marrë masat. Kam besim te skuadra, gjithçka që kemi përgatitur do t’i nxjerrim në fushë. Kemi përballë skuadër të shkëlqyer. Do të mundohemi t’i shfrytëzojmë pikat e dobëta të kundërshtarit. Do të mundohemi të jemi vetvetja.

Skuadra jonë ka dëshirë që ta ketë topin, kur nuk e kemi, do të mundohemi ta fitojmë sa më shpejt. Skuadra është e plotë, gati për të dalë në fushë. Duam të shkruam historinë, për Intelektualët, për stafin, për të gjithë”.

Drita do të përballet me Llapin në “Fadil Vokrri” të enjten në kuadër të finales së Kupës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat