Sadiki braktis Borecin si lojtar i lirë

Futboll

Sadiki braktis Borecin si lojtar i lirë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 17:25
Sadiki braktis Borecin si lojtar i lirë

Nehar Sadiki është lojtar i lirë. Mbrojtësi kumanovar pas një sezoni të kaluar te Boreci ka braktisur klubin nga qyteti i Velesit, shkruan Open-TV.

Për Borecin ka luajtur në 27 ndeshje.

Tani për 24-vjecarin kanë shprehur interesime klube nga vendi dhe jashtë tij. Mbetet të shohim se ku do të vazhdoj karrieren shtatëlarti kumanovar.

Sadiki është rritur si lojtar te Milano e Kumanovës. Gjatë karrierës së tij ka luajtur për disa klube: Rabotnicki, Renova, Euromilk, Hamrun nga Malta e të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat