Garda e Republikës merr në mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë

Futboll

Garda e Republikës merr në mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 17:26
Garda e Republikës merr në mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë

Edhe pak orë na ndajnë nga finalja e Conference League që do të luhet mes Romës dhe Feyenoord, Garda e Republikes do të marrë nën mbrojtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë.

Burime thonë se rreth orës 17:00, Garda do të pozicionohet në të gjitha institucionet kryesore që ndodhen ne bulevardin Dëshmoret e Kombit.

Ndërkaq rreth 40 efektivë policie kanë ardhur nga Kosova për t’u ardhur në ndihmë kolegëve shqiptarë, në kuadër finales së Conference League që luhet mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy palëve.

Finalja e Conference League do të nisë në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat