Tifozit holandez i vihen prangat teksa hynte në stadium

Futboll

Tifozit holandez i vihen prangat teksa hynte në stadium

Më: 25 maj 2022 Në ora: 19:08
Tifozit holandez i vihen prangat teksa hynte në stadium

Prej orës 18:00 ka nisur hyrja e tifozëve në stadiumin “Arena Kombëtare”, ku do të luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord.

Teksa po raportohej live, kamera e Klan News ka fiksuar momentin e arrestimit të një tifozi të Feyenoord. Ai kishte arritur të kalonte kordonin e parë të policisë, por më pas i janë vënë prangat.

Gazetari Besar Bajraktaraj i cili po raportonte tha se nuk dihet arsyeja e arrestimit të këtij tifozi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat