Atmosferë drithëruese në Tiranë, Roma fiton Conference League 

Futboll

Atmosferë drithëruese në Tiranë, Roma fiton Conference League 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2022 Në ora: 20:30 Përditësuar në ora: 00:08 më 26.05.2022
Foto: Lisi Niesner/Reuters

Mourinho nuk ndal lotët as në intervistë: Kështu bëhesh i përjetshëm

Jose Mourinho nuk ka ndalur lotët në fushën e lojës pasi skuadra e Romës fitoi Ligën e Konferencës në Tiranë, por as në intervistat pas ndeshjes. Ai është shfaqur para kamerave të “Sky Sport” duke qarë, për një moment që e ka cilësuar vendimtar për karrierën e tij.

“Janë shumë gjëra që po kalojnë në mendjen time… e prisja këtë përjetim të njerëzve, janë unikë, kuptohej që kur erdha 11 muaj më parë.

Siç ua thashë djemve në dhomat e zhveshjeve në Torino, aty bëmë atë që duhej bërë, pra të kualifikoheshim për Ligën e Europës dhe e bëmë punë tonë. Sot nuk ishte punë, ishte histori, kemi shkruar historinë. Që nga fillimi e kishim kuptuar që Liga e Konferencës mund të ishte një objektiv që mund të arrihej. Edhe pse pastaj hynë në garë skuadra të forta. Ishte një kompeticion të cilin e synonim, pa humbur objektivin kryesor, që ishte ai i kualifikimit në Ligën e Europës.

Unë do të qëndroj, edhe nëse vjen ndonjë zë… Unë dua të qëndroj te Roma, mbetet vetëm të kuptohet ajo që pronarët tanë, që janë persona të mrekullueshëm, duan të bëjnë në sezonin e ardhshëm. Pasi mund të vazhdojmë një projekt shumë të bukur, mbetet të kuptohet drejtimi që duhet marrë. Është historia e Romës, por edhe e imja. Kam mësuar vetë, pak më parë se vetëm unë, Trapatoni dhe Ferguson kemi fituar trofe europiane në 3 dekada të ndryshme.

Çfarë ka ndryshe nga fitoret e tjera? Është një gjë të fitosh me skuadra të ndërtuara për këtë gjë, një gjë tjetër ta bësh me Interin pas shumë vitesh dhe me Romën. Është shumë, shumë speciale, një gjë që të bën të përjetshëm. Në këtë moment mendoj për veten, por më shumë për këta romanistë që po bëjnë festë.

Sigurisht që ndjehem romanist. Unë jam me të gjithë ata të cilët bashkë me mua bëjnë një familje, që krijojnë një objektiv, që janë bashkë në momente të vështira. Sot, me respektin më të madh për klubet e mia të vjetër, unë ndjehem romanist 100%”, tha Mourinho.

Kumbulla: Tani marrim mentalitet fituesi, me Romën një ndjenjë tjetër

Roma triumfoi në finalen e Conference League ndaj Feyenoord me rezultatin 1-0. Stadium Air Albania rezultoi fatsjellës për verdhekuqtë teksa pjesë e italianëve është edhe Marash Kumbulla. Mbrojtësi i kombëtares, pas festës foli për Supersport ku theksoi se emocionet për të ishin të mëdha ndërsa shtoi se kërkon të marrë sërish trofe me Romën në sezonin e ardhshëm.

Trofeu europian- “Ndjehem shumë i emocionuar për finalen në Tiranë me Romën, në stadium ishim të gjithë së bashku. Nuk kam fjalë ta përshkruaj”.

Vetëm fillimi me Romën, Mourinho ju ka dhënë besim për sezonin e ardhshëm- “Besoj se po, se kur fiton ke mentalitet fitues dhe shpresoj që në sezonin e ardhshëm të marrim një trofe tjetër”.

Kishe emocione në këtë stadium- “Kisha, nuk mund të them frikë, por e ndjeja shumë ndeshjen. Kam luajtur me kombëtaren në këtë stadium, por edhe me Romën ishte shumë bukur dhe nuk kam fjalë për këtë ndeshje”, u shpreh Kumbulla..

Pelegrini nuk do ta harrojë kurrë Shqipërinë!

Pelegrini nuk do ta harrojë kurrë Shqipërinë!

Lorenco Pelegrini nuk do ta harrojë kurrë Shqipërinë, pasi është vendi ku ia ka dalë me skuadrën ku disa nga kapitenët më të mëdhenj romakë si Agostino Di Bartolomei , Françesco Toti dhe Daniele De Rosi  kanë dështuar. 

Mesfushori është në fakt kapiteni i parë i lindur në qytetin e Romës që ngre një kupë europiane me fanellën verdhekuqe.

Përpara tij nderi e kishte Xhakomo Losi, një italian nga provinca e Kremonës, i cili ngriti Kupën e Panaireve në vitet 1960-61 dhe Sergio Santarini, i lindur në Rimini, i cili  ngriti Kupën Anglo-Italiane në 1972.

Tifozët e Feyenoordit nuk e pranojnë humbjen, nisin përleshjen me policinë

Roma triumfoi sonte në finalen e parë dhe historike në Ligën e Konferencës.

Në “Air Albania Stadium”, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e mposhti Feyenoordin me rezultatin 1:0.

Fati i kësaj finale u vendos në pjesën e parë, kur skuadra italiane kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të.

Humbjen nuk e kanë pritur mirë tifozët e Feyenoordit, të cilët ndodhen në qytetin e Rotterdamit.

Mediat holandeze raportojnë se në atë qytet tashmë ka eskaluar situata.

Mes tjerash, në Rotterdam raportohet se ka edhe një përplasje mes tifozëve dhe policisë.

Mourinho në historinë e futbollit italian

Suksesi në finalen e  Conference League e vendos Jose Mourinhon në historinë e futbollit italian, me portugezin që bëhet trajneri i parë në 12 vite që fiton një trofe europian me një klub të Serie A.

Portugezi ishte trajneri i fundit që e kishte arritur këtë gjë me Interin në vitin 2010, kua rriti të fitonte Champions League.

Ky është trofeu i katërt europian për Mourinhon pas 2 kampionëve të fituar me Interin dhe Porton si dhe Europa League të fituar me Manchester Utd.

Ky është një sukses i madh për trajnerin portugez.

Zaniolo si Del Piero!

Zaniolo si Del Piero!

Nikolo Zaniolo ka shkruar emrin në historinë e futbollit italian me golin në finalen e Ligës së Konferencës kundër Feyenoordit.

Statistikat nga  “OptaPaolo” kanë zbuluar se mesfushori është lojtari më i ri italian që shënon në një finale europiane pas golit që Aleks Del Piero shënoi në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 1997 kundër Borusias së Dortmundit.

Zaniolo është 127 ditë më i madh në moshë seç ishte Del Piero në finalen e Championsit, i cili ishte 22-vjeç e 200 ditë në momentin kur shënoi golin e finales për Juventusin.

Me të vlerësuarit e finales së Conference League

Roma është në festë!

Romakët fituan trofeun e Conference League në futboll.

Futbollisti Gianluca Mancini dhe portieri Rui Patrício, që të dy të Romës, u vlerësuan me notën më të mirë (8.1) nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.  

Roma arriti fitore minimale me rezultat 1:0 duke iu falënderuar golit të Sanilos në minutën e 32-të.

Roma feston

(E plotësuar): - Roma është fituese e Conference League në futboll. Në një atmosferë spektakolare në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, para rreth 21 mijë shikuesve, Roma ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj skuadrës holandeze Feyenoord.

Në minutën e 32-të, romakët shënuan golin e fitores. 

Reagim i dobët i mbrojtjes së Feyenoordit, ndërsa Nicolo Zaniolo nga afërsia nuk fali duke shënuar për 1:0. 

Në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 47-të, rasti më i mirë për Feyenoordin. Gernot Trauner nga afërsia godet shtyllën e majtë pingule.

Në minutën e 50-të, portieri i Romës, Patricio, shpëton gol të sigurt, duke e ndal gjuajtjen nga 20 metra të futbollistit Tyrell Malacia dhe përfundoi në shtyllë.
Jordan Veretout (AS Roma) në minutën 73-të godet fuqishëm  por portieri Justin Bijlow bën një pritje të shkëlqyeshme.

Romakët arritën sukses të madh duke fituar trofeun në një atmosferë drithëruese në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Trajneri i Romës, Jose Mourinho, është sikur në qiellin e shtatë duke fituar trofeun e çmueshëm evropian. 

Roma - Feyenoord 1:0
Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.
Shikues: 21.000. 
Shënues: Zaniolo (32’).
Kartona të verdhë: Pellegrini, Patrício, Spinazzola - Trauner.
Roma: Rui Patrício; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp (Vina 89’), Cristante, Mkhitaryan (Oliveira 17’), Pellegrini, Zalewski (Spinazzola 66’); Zaniolo (Veretout 68’), Abraham (Shomurodov 89’).
Feyenoord: Bijlow; Geertruida, Trauner (Pedersen 74’), Senesi, Malacia (Jahanbakhsh 88’); Aursnes, Til (Toornstra 59’), Nelson (Linssen 74’), Kökou (Walemark 88’); Sinisterra, Dessers.

87' Roma afër trofeut.

79' Ndeshja po shkon drejt fundit.

75' Roma vazhdon me zgjuarsi duke luajtur sidomos në mbrojtje.

73' Roma shton presionin ndaj rivalit. Jordan Veretout (AS Roma) godet fuqishëm por portieri Justin Bijlow bën një pritje mahnitëse.

70’ Roma shumë afër që të fiton trofeun e Europa League.

Roma - Feyenoord 1:0

Shënues: Zaniolo (32’).
Kartona të verdhë: Pellegrini - Trauner.
Roma: Rui Patrício; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Mkhitaryan (Oliveira 17’), Pellegrini, Zalewski (Spinazzola 66’); Zaniolo (Veretout 68’), Abraham.
Feyenoord: Bijlow; Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Aursnes, Til (Toornstra 59’), Nelson, Kökçü; Sinisterra, Dessers.

65' Lojë me intesitet, dy ekipet po tregojnë lojë të mirë.

62’ Feyenoord po sulmon më shumë, Roma po mbrohet me sukses.

Roma - Feyenoord 1:0
Shënues: Zaniolo (32’).

Kartona të verdhë: Pellegrini - Trauner.
Roma: Rui Patrício; Mancini, Smalling, Ibáñez; Karsdorp, Cristante, Mkhitaryan (Oliveira 17’), Pellegrini, Zalewski; Zaniolo, Abraham.
Feyenoord: Bijlow; Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Aursnes, Til, Nelson, Kökçü; Sinisterra, Dessers.

60' Feyenord kërkon golin e barazimit.

57' Roma është në presion të madh.

53' Roma është në epërsi.

51' Skuadra holandeze më kërkuese. Portiri i Romës, Patricio, shpëton gol të sigurt, duke e ndal gjuajtjen nga 20 metra të futbollistit Tyrell Malacia dhe përfundoi në shtyllë.

47’ Rasti më i mirë për Feyenoordin. Gernot Trauner nga afërsia godet shtyllën e majtë pingule.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë e finales së Conference League, Roma është në epërsi (1:0) ndaj Feyenoordit.

45' Dy kartona të verdhë dhe një gol deri me tash në stadiumin "Air Albania" në Tiranë.

43' Roma e administron lojën me sukses të madh.

41' Feyenoordi nuk po ia del ndaj një mbrojtje të fortë.

38’ Finale e luftuar.

Roma - Feyenoord 1:0

Shënues: Zaniolo (32’).
Kartona të verdhë: Pellegrini - Trauner.
Roma: Rui Patrício; Mancini, Smalling, Ibáñez; Karsdorp, Cristante, Mkhitaryan, Pellegrini, Zalewski; Zaniolo, Abraham.
Feyenoord: Bijlow; Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Aursnes, Til, Nelson, Kökçü; Sinisterra, Dessers.

35' Roma e ka qetësinë tani për tani.

32' Reagim i dobët i mbrojtjes së Feyenoordit, ndërsa Nicolo Zaniolo nga afërsia nuk fali duke shënuar për 1:0 për Romën. 

31' nuk ka ende gola.

29' Roma nuk po tregon diçka konkrete deri me tash.

25' Feyenoordi po tregon lojë të mirë.

20' Lojë me kujdes të shtuar nga të dy palët.

Roma - Feyenoord 0:0
Roma: Rui Patrício; Mancini, Smalling, Ibáñez; Karsdorp, Cristante, Mkhitaryan, Pellegrini, Zalewski; Zaniolo, Abraham.
Feyenoord: Bijlow; Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Aursnes, Til, Nelson, Kökçü; Sinisterra, Dessers.
Roma: Rui Patrício; Mancini, Smalling, Ibáñez; Karsdorp, Cristante, Mkhitaryan, Pellegrini, Zalewski; Zaniolo, Abraham.
Feyenoord: Bijlow; Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Aursnes, Til, Nelson, Kökçü; Sinisterra, Dessers.

6' Asnjë rast deri me tash.

13' Finalja e Conference League, Roma - Feyenoord, 0:0.

10' Nuk ka ende gola. lojë mesatare.

7' Lojë me ritëm.

5' Roma është në presion të finales së Conference League, rezultati 0:0. 

4' Dy ekipet luajnë me kujdes të shtuar.

2' Lojë që pritet të jetë e fortë deri në pikën e fundit.

Fillon ndeshja.

Skuadrat dalin në fushë. Spektakël në "Air Albania" në Tiranë..

Gjithçka gati.

Finale që pritet me dithërima.

 Roma – Feyenoord, formacionet zyrtare të finales së madhe në Ligën e Konferencës

Roma dhe Feyenoordi do të luajnë në finalen e madhe të Ligës së Konferencës në Tiranë.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’ dhe fillon në ora 21:00.

Romanistët erdhën në finale pasi mposhtën Leicesterin, ndërsa Feyenoord ishte më e mirë se Marseille.

Jose Mourinho për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si  Nico Zaniolo e Tammy Abraham në sulm. Marash Kumbulla do të jetë në bankë.

Në anën tjetër, trajneri i Feyenoord, Arne Slot, do të luajë me Sinisterra dhe Dessers në sulm.

Roma: Rui Patrício; Mancini, Smalling, Ibáñez; Karsdorp, Cristante, Mkhitaryan, Pellegrini, Zalewski; Zaniolo, Abraham.

Feyenoord: Bijlow; Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Aursnes, Til, Nelson, Kökçü; Sinisterra, Dessers.

Tifozi i Feyenoord me kokën e qepur pas përplasjes me policinë

Tifozët e Feyenoord janë ata që kanë elektrizuar më së shumti Tiranën në pritje të finales së Conference League ndaj Romës që zhvillohet të mërkurën mbrëma në orën 21:00 (Supersport 2) në stadiumin Air Albania.

Holandezët, të shumtë në numër janë stacionuar tek pedonalja të shoqëruar nga muzika e lartë e alkooli.

Por, mbrëmja e së martës nuk ishte shumë e qetë për ta, pasi ultrasit e Feyenoord u përplasën me policinë shqiptare ndërsa nuk mungoi edhe përdorimi i shkopinjve të gomës nga forcat e rendit për të rivendosur qetësinë.

Nga përplasja disa prej tifozëve holandezë kanë mbetur me shenja në trup, ndërsa një prej tyre teksa në një nga transmetimet e Supersport nuk ngurroi të tregonte shenjat ndërsa nuk kishte një përshtypje pozitive për policinë. Nga ana tjetër, një prej tifozëve holandezë nuk ngurroi të shfaqte pakënaqësinë ndaj UEFA-s me një mini banderolë.

Ministrja Bora Muzhaqi në stadium

Një nga tifozet e para që ka mbërritur në staudiumin Air Albania për të ndjekur nga afër finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit, është ministrja e qeverisë Rama, Bora Muzhaqi bashkë me partnerin e saj.

Ajo shfaqet e veshur me uniformën e kombëtares kuqezi, teksa kujton humbjen e saj në ndeshjen e parë në këtë stadium. Muzhaqi “ngushëllon” kuqezinjtë duke theksuar se pavarësisht se atëherë Shqipëria humbi sot do të fitojë.

“Jeni gati për finalen e Conference League?

Sot mu kujtua ndeshja e parë që u luajt për inaugurimin e stadiumit “Air Albania”, në nëntor të 2019-s, kur si zakonisht isha aty për të mbështetur djemtë e kombëtares. Ndonëse në atë ndeshje humbëm, sot pavarësisht rezultatit, Shqipëria fiton.

Është kënaqësi e veçantë të kesh në qytetin tënd një stadium me standarde evropiane, ku tifozët sot vijnë për ndeshjen, ama nesër do të vijnë për Shqipërinë”, shkruan ministrja/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat