Një tifoz holandez arrestohet në hyrje të stadiumit “Air Albania”

Futboll

Një tifoz holandez arrestohet në hyrje të stadiumit “Air Albania”

Më: 25 maj 2022 Në ora: 20:18
Një tifoz holandez arrestohet në hyrje të stadiumit “Air Albania”

Finalja e parë dhe historike e Ligës së Konferencës do të zhvillohet sonte në “Air Albania Stadium”.

Në finale do të përballen Roma dhe Feyenoordi.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00, teksa edhe tani po vazhdon hyrja e tifozëve në stadium.

Mirëpo, jo të gjithë do të mund ta ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit.

Një tifoz holandez ka tentuar për të çarë kordonin e policisë, por kjo tentativë e tij ka shkuar huq.

Ai menjëherë është vënë në pranga nga policia shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat