​Kumbulla: Dua ta ngre trofeun tim të parë këtu në Tiranë

Futboll

​Kumbulla: Dua ta ngre trofeun tim të parë këtu në Tiranë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 20:23
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla është shumë krenar që sheh klubin e tij Romën duke luajtur në finalen e Ligës së Konferencës kundër Feyenoordit në Shqipëri dhe garanton se mund ata mund ta lëndojnë skuadrën holandeze.

Kumbulla është lënë në pankinë nga trajneri Jose Mourinho, por reprezentuesi shqiptar është shumë i emocionuar për të qenë pjesë e këtij eventi në vendlindje.

“Jam shumë krenar, ëndrra ime është të fitoj dhe të ngre trofeun tim të parë këtu në Tiranë”, tha Kumbulla për “Sky Sport Italia”.

Jose Mourinho ka zgjedhur një skuadër interesante me Tammy Abraham dhe Nicolò Zaniolo në sulm, por një mesfushë të mbushur me Lorenzo Pellegrinin dhe Henrikh Mkhitaryan të rikuperuar.

“Ne do të përpiqemi të kundërshtojmë lojën me presion të Feyenoordit, sepse e dimë se ata janë shumë agresivë. Ne kemi pikat tona të forta dhe e dimë se ku mund t'i lëndojmë ata”.

“Mourinho na ka përgatitur për dy ose tre ditë tashmë, ne mezi presim të dalim në fushë. Është vërtet e çuditshme të jesh këtu, por në të njëjtën kohë e mrekullueshme. Nuk mund të pres”, tha Kumbulla në fund.

Ndeshja starton nga ora 21:00 në “Air Albania’.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat