Asensio: Champions? As ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në këtë sezon

Futboll

Asensio: Champions? As ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në këtë sezon

Më: 25 maj 2022 Në ora: 20:32
Asensio: Champions? As ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në këtë sezon

Marco Asensio do të kërkojë të fitojë Champions League e tretë me Real Madrid në finalen e të shtunës në mbrëmje kundër Liverpool-it.

26-vjeçari ka dhënë një intervistë për Marca-n, në të cilën ka folur për ecurinë e pabesueshme të skuadrës së tij drejt finales së madhe dhe shpresën për të luajtur një rol vendimtar në Paris.

– A je në gjendje të flesh pak ditë para finales së Champions League kundër Liverpool-i?

“Po, po fle mirë. Është e vërtetë se përgatitja është ndryshe këtë javë. Çdo futbollist ka dëshirë të luajë një finale të Champions League dhe përgatitja është speciale. Përpiqem të shijoj javën”.

– A besoni që jeni në finale pas asaj që ka ndodhur gjatë këtij sezoni në Champions League?

“Po, e besoj, edhe pse është e vërtetë se ka qenë një Champions shumë ndryshe nga sezonet e mëparshëm, me të gjitha ndeshjet me eliminim direkt që i kemi fituar me përmbysje. Kanë qenë ndeshje të pabesueshme dhe, pas përfundimit të tyre, nuk ia kishim idenë se çfarë kishte ndodhur”.

– Ku duhet të përqendroheni kundër Liverpool-it?

“Duhet të përgatitemi mirë në çdo aspekt dhe të analizojmë kundërshtarin. Duhet të përqendrohemi te vetja, te fuqitë tona, të mos bëjmë faulle që ata të përfitojnë. Kanë shumë lojtarë të shpejtë në sulm”.

– A ëndërroni që të shënoni në Paris?

Natyrisht. Shpresoj ta kem mundësinë që ta ndihmoj skuadrën time në fushë. Besoj se mund ta ndihmoj shumë skuadrën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat