Messias mungonte në festën e titullit: ja arsyeja

Futboll

Messias mungonte në festën e titullit: ja arsyeja

Më: 25 maj 2022 Në ora: 20:33
Messias mungonte në festën e titullit: ja arsyeja

Janë dite feste për Milanon kuqezi. Djemtë e Pioli-t e kanë mbyllur sezonin duke fituar titullin e 19-të në historinë e klubit.

Një triumf që ka ardhur pas një sezoni prej protagonistësh absolutë dhe sfidës kokë më kokë me Inter-in që ka zgjatur deri në javën e fundit të kampionatit.

Në fund, skuadra që e ka fituar garën ka qenë Djallit dhe pas fërshëllimës së trefishtë të ndeshjes në Mapei Stadium kundër  Sassuolo-s (3-0), që ka certifikuar fitoren e titullit të Ibras me shokë, ka nisur festa.

Megjithatë, kanë qenë  të shumta ata që kanë vënë rë mungesën e një prej protagonistëve të sezonit kuqezi, Junior Messias. Futbollisti në pronësi të Crotone-s, në fakt, nuk ka qenë bashkë me shokët në festë.

Ka qenë vetë 31-vjeçar brazilian që e ka shpjeguar arsyen nëpërmjet një postimi të bërë në Instagram: “Po më pyesin shumë pse nuk isha në autobus për festën. Fatkeqësisht, nuk ndihesha mirë dhe nuk kam mundur të shkoj”, ka thënë Messia-s.

“Por tani jam më mirë. Faleminderit të gjithëve, është me të vërtetë fantastike dhe e pabesueshme  e gjitha kjo. Kampionë të Italisë, ky është vendi që meriton ky klub”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat